Më shumë se gjysmë milioni të infektuar, rreth 25 mijë të vdekur nga COVID-i
Pandemia COVID 19 po vijon ende të shënojë numra tragjikë. Numri i të infektuarve ka shkuar afërsisht në 532 816, ndërkohë që numri i viktimave 24 093 persona. E numri i të shëruarve nga kjo pandemi ka arritur 124 376 persona janë kuruar.
Vendi më i prekur në botë është Italia me 8 215 viktima dhe 80 589 të infektuar.
Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve sepse vendi shënoi 4 365 viktima dhe 57 786 të infektuar ditën e djeshme.
Ndërkohë në ShBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85 594, duke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Ndërkaq, ka raportuar 1 130 viktima.
Në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 174 të infektuar me COVID 19.
Numri i viktimave nga COVID 19 në gjithë botën është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektuar 8 100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.
6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve
Italia: 80 539 të infektuar dhe 8 265 viktima
Spanja: 57 786 të infektuar dhe 4 365 viktima
Kina: 81 340 të infektuar dhe 3 292 viktima
SHBA: 85 594 të infektuar dhe 1 130 viktima
Gjermani: 43 938 të infektuar dhe 2 367 viktima
Iran: 29 406 të infektuar dhe 2 234 viktima