Me shumicë votash, Kosova votohet si organizatore e punëtorisë MEDS 2021
29 tetor 2019
| 17:13
Në Bazel të Zvicrës, të martën është mbajtur konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), me ç’rast Kosova u zgjedh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë, për vitin 2021.
Në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para.
MEDS (Meeting of Design Students) mbledhë për çdo vit, më shumë se 300 studentë të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Evropa dhe bota.
Në vitin 2021, MEDS do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane në lagjet e Prishtinës! Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS që nga viti 2010.
/Epoka e re/