Me Starshipin e Elon Muskut pritet të fluturojmë kudo në botë për një orë

17 nëntor 2024 | 08:24

SpaceX i udhëhequr nga Elon Musk, po përparon me plane për të revolucionarizuar udhëtimin global, duke synuar të transportojë pasagjerë midis qyteteve kryesore brenda më pak se një ore duke përdorur raketën Starship.

Ky mjet hapësinor 120 metra i lartë, i ndërtuar nga çelik inox, është i aftë të arrijë shpejtësi deri në 27 mijë km/h, shumë më shpejt se aeroplanët komercialë më të shpejtë, që arrijnë rreth 1 mijë km/h.

Një përdorues i Twitter-it, @ajtourville, spekuloi se nën administratën e ish-presidentit, Donald Trump, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) mund të kishte miratuar planet ambicioze të SpaceX për udhëtimin “Tokë më Tokë” brenda disa viteve. Musk konfirmoi realizueshmërinë e kësaj ideje, duke iu përgjigjur “tani është e mundur.”

Miliarderi, i cili pritet të bashkëdrejtojë Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE) me Vivek Ramaswamy, theksoi se projekti fitoi vrull pas rizgjedhjes së Trumpit.

Fillimisht i konceptuar rreth një dekadë më parë, plani parashikon që Starship të akomodojë deri në 1000 pasagjerë, të ngjitet në orbitë dhe të udhëtojë paralelisht me sipërfaqen e Tokës për të arritur destinacionin.

Sipas Daily Mail, pasagjerët do të përjetojnë forca G të larta gjatë nisjes dhe uljes, si dhe kushte të gravitetit të ulët gjatë fluturimit, duke kërkuar që rripat e sigurimit të mbeten të lidhur gjatë gjithë kohës.

Megjithëse koncepti ka potencial transformues, mbeten sfida të mëdha rregullatore dhe sigurie ndërsa SpaceX përparon drejt realizimit të kësaj vizioni revolucionar.

Orari

Elon Musk ka riafirmuar ambicien e SpaceX për të revolucionarizuar udhëtimin global duke përdorur raketën Starship, e cila ofron udhëtime nën një orë midis qyteteve të botës.

Në një postim të vitit 2019 në Twitter, Musk e përshkroi Starship si një “raketë ICBM që udhëton me shpejtësi Mach 25,” me një kohë maksimale fluturimi prej 15 deri në 20 minuta, duke eliminuar nevojën për shërbime tradicionale të avionëve si tualetet, kuzhinat apo hapësirën për pilotë.

Musk theksoi sigurinë gjatë fluturimeve, duke deklaruar se pasagjerët ka të ngjarë të qëndrojnë të lidhur me rripa sigurie, duke e krahasuar përvojën me atraksionin Space Mountain të Disney.

“Do të dilni në një kontinent tjetër”, shtoi ai, duke theksuar shpejtësinë dhe efikasitetin e paprecedentë të raketës.

Kohëzgjatja e propozuar e fluturimeve me Starship
Londër në New York: 29 minuta
New York në Paris: 30 minuta
Honolulu në Tokio: 30 minuta
Tokio në Delhi: 30 minuta
Sydney në Singapor: 31 minuta
Los Angelos në Londër: 32 minuta
Londër në Hong Kong: 34 minuta
Londër në Cape Town: 34 minuta
Sydney në Delhi: 36 minuta
San Francisko në Delhi: 40 minuta
New York në Sydneyi: 49 minuta

Për shembull, fluturimi nga San Francisco në Delhi, i cili aktualisht kryhet nga Air India (AI) për rreth 15 orë, do të zgjaste vetëm 40 minuta me Starship. Kjo është një ulje prej 95 për qind në kohë, duke e bërë atë 22 herë më të shpejtë sesa teknologjia më e shpejtë aktuale e udhëtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse një muaj më parë, Kamala Harris u shfaq në…