Me stil të ri flokësh, Rashica rikthehet te Norwichi

23 korrik 2023 | 12:18

Milot Rashica i ka përfunduar pushimet.

Ylli kosovar tani është kthyer në Angli te skuadra e Norwichit, shkruan Gazeta Express.

Ai është parë në kampin stërvitor të “kanarinave”, teksa e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje.

Rashica po kërkohet me ngulm nga Galatasaray, aty ku e kaloi sezonin e kaluar.

Gjiganti turk u ndihmua mjaft shumë nga anësori nga Vushtrria, teksa në fund u kurorëzua edhe me titullin kampion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë…