Me të brendshme e çizme me taka, 67-vjeçarja e famshme mahnit me format trupore (VIDEO)
Personazhet e famshëm dhe jo të famshëm përdorin herë pas here “Instagram”-in për të nxjerrë në pah format e tyre trupore, i cili shpesh filtrohet për t’u dukur perfekt.
Teksa ka shumë yje që modifikojnë fotot e tyre, ka edhe nga ata që theksojnë se sa e rëndësishme është të pranojmë veten ashtu siç jemi në të vërtetë.
Mes tyre është edhe Ornella Muti. Ikona e kinemasë italiane, 67 vjeçe, e pyetur nga e bija për çështjen e turpërimit të trupit, është përgjigjur: “Çfarë më intereson mua? Kjo jam unë, kush më do, më pëlqen!”.
Videoja e postuar nga vajza e aktores ku shfaqet ajo duke bërë grim e veshur vetëm me të brendshme dhe çizme me taka, ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente të panumërta nga fansat.
Shumica e kanë mbushur me komplimente jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për ndershmërinë me të cilën ajo i paraqitet publikut, pa filtra.