
Me të brendshme të bardha, Kim Kardashian “ndezi” rrjetin me pozat…
13 qershor 2022
| 14:28
Femra më seksi, Kim Kardashian, di gjithmonë se si të promovojë në mënyrën më të mirë të mundshme koleksionet e saj më të reja të të brendshmeve SKIMS.
41-vjeçarja ka ndezur rrjetin teksa është shfaqur e veshur me reçipeta të bardha dhe me gjysmë geta të tejdukshme, si dhe me të brendshme po të bardha.
Ylli televiziv provokoi me pozat e saj teksa flokët bionde i kishte lënë natyralë dhe kishte zgjedhur një make-up minimalist. Sigurisht shumë vëmendje morën edhe format e saj, teksa Kim është dobësuar goxha që prej MET Galas kur humbi 7 kilogramë për 3 javë.