Më të dalluarat e javës në Superligën e Femrave
Java e 15 në Superliga Femrat solli ndeshjen tejet interesante. Kryendeshja u zhvillua në qytetin e Pejës në mes Penzes e Bashkimit e ku triumfoi Bashkimi 59:82.
Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përçuku patën paraqitje fantastike, Mgbeike pati 25 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime kurse Përçuku shkëlqeu me triple-double duke qenë e saktë për 11 pikë, 16 kërcime dhe 15 asistime.
Serinë e fitoreve e vazhdoi edhe Prishtina kësaj herë ndaj UnitedBasketball me shifra 89:60, më efikasja e prishtinaseve ishte qendra Jade Williams me 13 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.
Në një ndeshja mjaftë interesante e shume dinamike, Peja 03 arriti fitore ndaj Trepçës me rezultat 93:87.
Dyshja Rachel Hollivay dhe Jenna Mastellone patën paraqitjen më të dalluar tek skuadra fituese, Hollivay ishte e saktë me 20 pikë, 18 kërcime dhe 1 asistim kurse Mastellone shënoi 34 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.