Më të votuarit e koalicionit AAK-PSD në Gjakovë, Haradinaj, Lekaj, Dervish Tahiri, Daut Haradinaj …
Tanimë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga KQZ në nivel vendi dhe kanë dalur rezultatet preliminare. Gazeta Express ka siguruar listën me vota për kandidatët e koalicionit AAK-PSD në komunën e Gjakovës.
Ky koalicion ka dalur fitues në këtë komunë dhe ka marrë gjithsej 14.053 vota. Bartësi i listës, Ramush Haradinaj, ka marrë 11.632 gjithsej në këtë komunë. Ish-kryetari i kësaj komune, Pal Lekaj, përsëri ka marrë mbështetje solide me 6.082 vota. Pas Lekajt në radhë me një numër prej 3.844 votash është Dervish Tahiri i pasuar nga Daut Haradinaj me 3.565 vota, pastaj Burbuqe Deva-Bakija ka 2.757 vota, Teuta Haxhiu 2.682 sosh e Lahi Brahimaj me 2.328 vota. Prej PSD’së i vetmi kandidat që ka marrë një pjesë të mirë të votave është Driton Çaushi me 1.184 vota.