Me Thaçin apo Kurtin sot në Kuvend, tregon Haradinaj

18 mars 2020 | 08:09

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, propozimin për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, pas situatës së krijuar me shpërthimin e koronavirusi, do të dërgojë sot në Kuvend.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se do t’i shqyrtojë argumentet dhe, nëse ato qëndrojnë, do ta votojë. “Duhen shqyrtuar argumentet. Nëse qëndrojnë, po. Por, s’e kam parë ende argumentin”, ka thënë Haradinaj në një bisedë për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se do të marrin vendim në orën 13:00, nëse do ta përkrahin dekretin e presidentit Thaçi.

Me propozimin e Thaçit është pajtuar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, por pajtueshmëri nuk ka shfaqur kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit…