“Më thoshin çka e ke marrë këtë plakë”, Vera Oruqaj dhe Sunaj Saraqi flasin për fillimet e martesës

10 tetor 2023 | 19:14

Dy artistët e njohur, Vera Oruçaj dhe Sunaj Saraqi të ftuar në emisionin “Studio A”, folën për jetën e tyre private, familjen, karrierën në muzikë, rrugëtimin në Amerikë dhe jo vetëm.

Një çift simpatik të cilët u paragjykuan dhe u komentuan për paraqitjet që kishin, madje ajo çka bëri bujë dikur ishte diferenca e viteve mes Sunaj Saraqit dhe Vera Oruçaj. Por çifti thotë se ka arritur që ti thyej të gjitha paragjykimet, duke ndërtuar një jetë të lumtur së bashkë e duke u bërë vërtet shembull i thënies se “Dashuria nuk njeh moshë”.

“Shumë ka pasur paragjykime që shpesh nuk kanë qenë shumë të lehta si sfida që më I kalu, mirëpo I kemi kalu sepse jemi dashtë shumë. Ka pasur paragjykime të atillla që kanë thënë ‘ku e gjete atë fëmijë ose të atilla si ku e gjete atë plakë more, por kemi vazhduar jetën, sepse për fat nuk kemi pasur komplekse. Kemi pasur përkrahje nga dy familjet tona për çka ka pasur shumë rendësi”, tha Vera.

https://youtu.be/nsdJKZFIl68

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli është shumë mirënjohës ndaj Kosovës – shtetit me të…