Me urdhër të Prokurorisë ndalohen tre persona me 145 kilogramë narkotikë

30 shtator 2018 | 12:57

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, dje (më 29 shtator 2018), rreth orës 13:00, është njoftuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik, se në fshatin Veriq të Komunës së Istogut është ndaluar një veturë me rimorkio e cila dyshohet se po transportonte narkotik.

Prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Pejës, menjëherë pas marrjes së kësaj informate ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen në rimorkio të rreth 145 kilogramë narkotikë, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuan.

Pas kësaj prokurorja e çështjes ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në zbulimin…