![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/drejtesia.jpg)
Me urdhër të prokurorit ndalohen pesë persona për 48 orë
22 qershor 2020
| 14:40
Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë pesë persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona të dyshuar, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës, e ka ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.