Me urdhër të Vulinit, këngëtarja boshnjake nuk lejohet të futet në Serbi, kishte bërë shqiponjën
Këngëtarja nga Bosnja dhe Hercegovina, Selma Bajrami, të hënën është kthyer me aeroplan nga aeroporti Nikola Tesla në Sarajevë.
Këngëtares i është ndaluar hyrja në Serbi.Përgjegjësinë për këtë vendim e ka marr, Aleksnadar Vulin.
Gjatë një shfaqjeje në Sarajevë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Selma Bajrami ka bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare, gjest të cilin Vulinit duket se ia paska mbajtur në mend.
“Nuk mund të tregosh simbolet e Shqipërisë së Madhe dhe të marrësh para në Serbi. Për kë krenohet Shqipëria e Madhe, Serbia nuk duhet të jetë tezgë. Siç thashë, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam lëshuar një sërë urdhrash që u referohen të gjithë atyre që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë. Është mirë që tradhtarët që ndëshkohen” ka thënë Vulin, ish-drejtor i BIA-s.