Me vaksinën e tuberkulozit kundër koronavirusit
Koronavirusi tashmë ka pushtuar gjithë botën dhe ka marrë mijëra jetë njerëzish, ndërkohë mijëra të tjerë janë infektuar. Një vaksinë që mbron nga tuberkulozi dhe forcon sistemin imunitar të një personi do të testohet në 4 000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Australi për të parë nëse mund të mbrojë kundër koronavirusit .
Vaksina Bacillus Calmette-Guérin (BCG) përdoret për t’u dhënë fëmijëve imunitet ndaj TB (tuberkulozit) – një infeksion bakterial – por duket se ka edhe përfitime të tjera.
Nga të dhënat më parë është zbuluar se personat që marrin këtë ilaç kanë një sistem imunitar më të fortë dhe janë më të aftë të mbrohen nga infeksione të ndryshme. Gjithashtu mbron trupin kundër sëmundjeve të frymëmarrjes, dhe është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Shkencëtarët tani janë duke provuar këtë vaksinë tek mijëra njerëz për të parë nëse ajo mbron kundër SARS-CoV-2 dhe zvogëlon ashpërsinë e simptomave COVID-19.
Prova do të udhëhiqet nga Studiuesit në Institutin e Kërkimeve të Fëmijëve në Melbourne Murdoch dhe do të përfshijë 4,000 punonjës shëndetësorë në spitale të ndryshëm në të gjithë vendin.
Deri më sot, Australia ka raportuar pothuajse 3,000 raste dhe 13 vdekje.
Prova të ngjashme janë duke u zhvilluar në vende të tjera përfshirë Holandën, Gjermaninë dhe MB.
Profesori Kathryn North AC, Drejtori i Institutit të Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch, tha: ‘Studiuesit mjekësorë Australianë kanë një reputacion për kryerjen e provave rigoroze, inovative.
“Kjo provë do të lejojë që efektiviteti i vaksinës kundër simptomave COVID-19 të testohet siç duhet, dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor të vijës së parë”.
Vaksina është përdorur për dekada për të mbrojtur kundër tuberkulozit dhe është si një version më i lehtë i baktereve Mycobacterium bovis.
Para shpërthimit të koronavirusit që po shkatërron botën, studiuesit ishin duke bërë disa studime në potencialit e vaksinës së tuberkulozit.
Pas dy provave tek të rriturit (një tek pacientët e moshës 60 deri në 75 vjeç) u vu re se BCG(vaksina e tuberkulozit) zvogëlonte infeksionet e frymëmarrjes me rreth 80 për qind.
Studime të tjera zbuluan se fëmijët e vaksinuar kishin një rrezik prej dhjetë deri në 40 për qind të infeksionit të frymëmarrjes.
Por mekanizmi i saktë me të cilin ndodh kjo, dhe sa efektive është në planin afatgjatë, mbetet e panjohur.
Studiuesit Australian shpresojnë që kontrolli i vaksinës dhe forcimi i ‘imunitetit ‘ mund të fitojnë kohë të mjaftueshme për trajtime të specializuara dhe vaksina të tjera për tu zhvilluar.
Nëse kjo mund të zvogëlojë përqindjen e njerëzve që shfaqin simptoma të rënda dhe të ndihmojnë në rrafshimin e kurbës,kjo mund ttë jetë një kthesë në luftën kundër pandemisë.
Profesor Nigel Curtis, një shkencëtar që drejton Grupin e Kërkimit të Sëmundjeve Infektive të MCRI-së, po kryeson programin i cili bazohet në studimet e mëparshme.
Profesori Curtis tha: ‘Shpresojmë të shohim një ulje të përhapjes dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 në punonjësit e kujdesit shëndetësor që marrin vaksinimin BCG. Ne synojmë të vaksinojmë 4000 punonjës të kujdesit shëndetësor nga spitalet rreth Australisë për të na lejuar të themi me saktësi nëse kjo mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave COVID-19”.