“Më vinte me plas”: Ali Ahmeti kritikon Kurtin për ndërhyrjet në RMV- thirrje qytetarëve mos t’i votojnë ata që kanë prish raportet me ShBA

08 shkurt 2025 | 00:02

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, iu ka adresuar qytetarët të Republikës së Kosovës në pragë të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ahmeti, gjatë ditës së sotme përmes një fjalimi është shprehur se me 9 shkurt çdo qytetar i Kosovës e ka në dorë fatin e vendit nëse do ta dërgu drejt Evropës e në antarësi në NATO.

“Me 9 shkurt në Kosovë ka zgjedhje, të gjithë qytetartët e Kosovës e kanë ditën më të veçantë dhe të rëndesishme në jetën e tyre. Që me 9 shkurt të vendosur ata me vullnetin e tyre që Kosovën të mos e lënë në pako me Rusinë e Bjellorusinë të cilat janë shtete nën sanksione të Evropës dhe të Amerikës.

Qytetarët e Republikë së Kosovës kanë obligim moral e kombëtarë të mos harrojmë ndihmën e pazëvendësushmë historike që në jetë duhemi të jemi mirënjohës Amerikës për Çlirimin e  Kosovës. Pa vendimin e Amerikës, Kosova nuk do të ishte çliru. Pa ndihmën e NATO-s Kosova nuk do të ishtë çliru”, ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se për dy vite rresht me me çdo ndërkombetarë që është takuar janë pakënaqur me vendimet dhe politikat që ndërtoheshin nga insititucionet e Kosovës.

Ahmeti, tha se këto paknaqësi ia ka shprehur edhe autoriteteve të Kosovës.

“Pa Amerikën, pa Evropën, pa përkahjen e tyre nuk mund të jetë as anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve të tjera. Prandaj me 9 shkurt çdo qytetar i Kosovës e ka fatin e vet. Fatin e Kosovës, në dorë a do e shpije në Evropë, a në NATO, a do ta lëjnë në pako më Rusi dhe Bjellorusi të sanksionuar nga Amerika dhe Evropa”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundmi janë hequr tabelat ku shkruhet “Agjencia Amerikane për…