Më vjen keq që nuk e sulmova Ukrainën më herët
Rusia duhet të kishte filluar veprimet aktive në Ukrainë më herët, por për një kohë të gjatë u përpoq ta zgjidhte konfliktin në mënyrë paqësore dhe u mbështet në ndershmërinë e kundërshtarëve të saj, tha Presidenti Vladimir Putin në një intervistë me gazetarin Pavlo Zarubin.
Videoja e intervistës është publikuar në kanalin Telegram të Kremlinit.
“E vetmja gjë për të cilën mund të pendohemi është se nuk i filluam veprimet tona aktive më herët, duke besuar se kemi të bëjmë me njerëz të denjë”, tha Putin, duke përshkruar situatën rreth Ukrainës, shkruan agjencia shtetërore ruse pro regjimit TASS.
Putin tha se në fazën e parë Rusia u përpoq ta zgjidhte konfliktin në Donbas në mënyrë paqësore, pra me marrëveshjen e Minskut.
“Më vonë doli se ne u mashtruam në këtë drejtim, sepse edhe ish-kancelarja gjermane edhe ish-presidenti francez e pranuan hapur në publik se nuk kishin planifikuar asnjëherë të përmbushnin marrëveshjet. Në vend të kësaj, ata po blinin kohë për t’i dorëzuar më shumë armë regjimit të Kievit, gjë që është pikërisht ajo që bënë”, tha Putin, shkruan TASS.