MEA: Ministri Nitaj ka kërkuar anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it para Ambasadës Britanike

12 mars 2021 | 11:26

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmes një komunikate kanë dhënë sqarim se kush ka kërkuar i pari anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it, Nitaj apo Ambasada Britanike.

Sipas komunikatës së MEA, lajmet e qarkulluara në media se Nitaj ka kërkuar anulimin pas Ambasadës Britanike nuk janë të sakta. “Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se shkrimet e publikuara në disa portale se “Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Nitaj pas reagimit të Ambasadës britanike, kërkon anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it”, nuk janë të sakta. Ministri Muharrem Nitaj ka kërkuar anulimin e këtij konkursi përpara se të reagonte Ambasada britanike, reagimi i se cilës ka ardhur më pas, e si mbështetje qëndrimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të mos proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja të ndërmarrjeve publike, e të cilin e vlerësojmë pa asnjë dyshim. Ne duam të besojmë se gabimi ka qenë i paqëllimshëm, por pavarësisht, informimi gjysmak apo gjysmë i vërtetë mund të krijojë pasqyrë të gabuar, duke qenë edhe në kundërshtim me interesin e opinionit publik”, është thënë në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në burgun e Dubravës, oficerët korrektues kanë gjetur gjashtë qese…