Meda i rikthehet futbollit, emërohet president i “F.C Hajvalia 2020” (Video)

14 maj 2020 | 23:53

Këngëtari i njohur Mehdin Pergjeçaj i është rikthyer sërish futbollit të Kosovës. Meda është emëruar president i “F.C Hajvalia 2020”.

Pergjeçaj në të kaluar ishte president i skuadrës së Hajvalisë, e cila arriti shumë suksese, fillimisht duke u inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll e më pas duke luftuar edhe për titullin kampion.

Njoftimi i plotë i “F.C Hajvalia 2020”:

Të dashur qytetarë të Hajvalisë,
Të nderuar sportistë,
“F.C Hajvalia 2020” ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë.
Një prej artistëve më të mëdhenj kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë.
Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!

https://www.facebook.com/FCHajvalia/videos/1311982698990687/?t=37

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata është nën menaxhim të plotë nga organet e emergjencave…