Meda tregon se sa ka qenë bakshishi më i madh që ka marrë
19 prill 2021
| 12:22
Këngëtari i njohur Meda ka treguar për bakshishin më të lartë që ka marrë ndonjëherë gjatë punës së tij si këngëtar.
Ai ka thënë se shifra më e madhe ka qenë 30 mijë dollarë.
“Bakshishi më i madh që kemi marrë brenda një nate ka qenë në Australi, së bashku me muzikantët e mi kemi qenë për Pavarësi por nuk po e di vitin. 30 mijë dollar i kemi marrë, ndërsa këngëtar kam qenë vetëm unë. Është kujtim i paharrueshëm”, ka treguar Meda për emisionin “NIN” në Klan Kosova.