Medalisteve olimpike do t’ju bëhet pritje shtetërore nesër
05 gusht 2024
| 15:04
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do ta kenë privilegjin që t’ju bëhet pritje shtetërore nesër mbrëma, me organizim të Ministrisë së Sportit.
Dy medalistet olimpike do të priten nga krerët e shtetit dhe nga mijëra tifozë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë nga ora 19:00, ku bashkërisht do të festohen arritjet e tyre të jashtëzakonshme, respektivisht medalja e argjendtë dhe ajo e bronztë në “Paris 2024”.
I pranishëm sigurisht do të jetë edhe trajneri Driton Kuka, i cili i ka meritat kryesore që Kosova i gëzon pesë medalje olimpike deri tash.