Media amerikane: Aleatët e Trumpit shtyjnë Richard Grenellin për Sekretar të Shtetit

10 nëntor 2024 | 20:43

Donald Trump fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas kësaj, mediumet prestigjioze ndërkombëtare filluan të merren me atë se kush do ta përbëjë kabinetin e presidentit Trump.

Emri më i përfolur për Sekretar të Shtetit është ai i ambasadorit Richard Grenell.

Ish-këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien, në llogarinë e tij në X e ka konfirmuar se emrat që po shqyrtohen për pozitën e Sekretarit të Shtetit janë Richard Grenell, Marko Rubio dhe Bill Hagerty.

Mediumi amerikan “Realclearpolitics“, ka publikuar një shkrim të gjatë dhe ka treguar përse Richard Grenell i ka mundësitë më të mëdha për ta marrë këtë pozitë. Ata po ashtu kanë intervistuar edhe disa senatorë republikanë të cilët e kanë mbështetur fuqishëm kandidaturën e Richard Grenell për pozitën e Sekretarit të Shtetit.

“Aleatët e Trump shtyjnë Richard Grenellin për Sekretar Shteti”, është titulli i mediumit amerikan ku në hollësi tregon për rolin e ambasadorit Grenell.

Aleatët e Donald Trump po inkurajojnë presidentin e zgjedhur që të shfrytëzojë sa më shumë atë që ai e përshkroi si “një mandat të paprecedent dhe të fuqishëm”, duke emëruar një diplomat të fuqishëm për të shërbyer si sekretar i tij i shtetit.

Grenell është ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani, i cili ka shërbyer më parë si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe karakteristika kryesore e të cilit është një përkushtim i pavdekshëm ndaj Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga vdekja tragjike e…