Media e afërt me Vuçiqin: Do të dorëhiqet qeveria dhe presidenti

08 maj 2023 | 08:12

Sipas tabloidit të regjimit serb “Informer.rs”, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të del në media të hënën për të propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij. Të gjitha këto, sipas kësaj medie, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), siç e citoi Vreme.

Siç raporton ky tabloid, sot është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka propozuar:

“1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiq

2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president

3. Dorëheqja vetëm e presidentit.

Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në SNS Kuvendi më 27 maj”, shkruhet në këto media.

“Informer” shkruan se ka konfirmimin nga krerët e SNS-së se të hënën në mbrëmje në TV Happy presidenti Vuçiq “do të shpallë vendime të gjera politike që do ta ndryshojnë Serbinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurorëzimi i Mbretit u ndoq mesatarisht nga 18 milionë shikues…