Media Koreane pasqyron turizmin e Kosovës (foto)
14 shtator 2018
| 14:36
Media Koreane, Petit Travel, i ka dedikuar hapësirë turizmit të Kosovës, duke bërë kështu thirrje që të vizitohet Kosova. Këtë e deklaroi Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) Valdrin Lluka.
Ai në profilin e vet në “Facebook”, shkroi “Media Koreane, Petit Travel, duke e pasqyruar siç është më së miri kulturën, ushqimin dhe bukurinë e Kosovës përmes sloganit “Old, but new Kosovo!” Aziatikët përbëjnë më shumë se gjysmën e turistëve në botë, prandaj është treg që duhet të shikohet më vëmendje. Faleminderit Embassy of the Republic of Kosovo, Japan 駐日コソボ共和国大使館 për punën në këtë drejtim”, ka shkruar.