Media prestigjoze daneze me fjalë të mëdha për veshjen e bashkëshortes së ambasadorit të Kosovës

08 janar 2025 | 12:58

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Resmija, ishin musafirë të mbretit të Danimarkës, Frederik X, në pritjen vjetore të Vitit të Ri, në kështjellën Christianborg në Kopenhagë.

Në mesin e shumë shefave diplomatikë, vëmendje mori ky i misionit të Kosovës, më theks të veçantë bashkëshortja e tij, për veshjen modeste të saj.

Resmije Kurbogaj-Ajeti pati të veshur një fustan të bardhë me dekolte të mbyllur dhe një fjongo të zezë në fundshpinë, që nxirrte në pah klasin dhe e elegancën e saj.

Një gjë e tillë është vlerësuar lart nga mediat daneze, të cilat raportojnë se Resmija kishte shkëlqyer edhe në takimin e vitit të kaluar.

“Kur mbretëresha Margrethe organizoi një festë të Vitit të Ri për trupin diplomatik vitin e kaluar, një nga të ftuarit veshi një fustan jashtëzakonisht të bujshëm – dhe në festën e Vitit të Ri të çiftit mbretëror këtë vit, ajo e bëri përsëri! Bëhet fjalë për bashkëshorten e ambasadorit, Resmije Kurbogaj Ajeti, e cila është e martuar me ambasadorin e Kosovës në Danimarkë, Faruk Ajeti”, shkruan mediumi BilledBladet.

https://imgix.billedbladet.dk/2025-01-06/_HJP7102-%281%29.jpgMay be an image of 4 people and wedding

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…