Media serbe dezinformon: Shqiptarët sulmuan policinë serbe pasi vodhën pyjet

31 janar 2022 | 08:04

Një media jo shumë e besueshme e Serbisë shkruan se një “luftë e vogël” ka ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas mediumit serb “Kurir”, më shumë se 200 plumba janë shkrepur në mes të shqiptarëve të cilët kishin hyrë në male për të prerë dru ilegalisht dhe policëve serb.

“Kur kanë parë policinë që patrullojnë zonën, kanë hapur zjarr me automatik, por policia është kundërpërgjigjur. Ndonëse hajdutët e pyjeve kanë ikur me traktorë në territorin e Kosovës, vendi ku kanë prerë pyllin në mënyrë të paligjshme ka qenë një “vërshim” i vërtetë plumbash sepse kanë qëlluar edhe pjesëtarët e policisë dhe hajdutët e pyjeve”, thuhet në raportimin e “Kurir”.

Sipas këtij mediumi, veprime të tilla të shqiptarëve që hyjnë në malet e tyre për të prerë dru ilegalisht ka mjaft shpesh. Rastelica është një vendbanim shumë afër komunës së Podujevës, në anën tjetër të kufirit me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco, përmes një postimi…