Media të shumta ndërkombëtare vijnë në Kosovë për Sunny Hill Festival
Edhe këtë vit, për disa ditë rresht, Kosova do të jetë në qendër të vëmendjes evropiane dhe asaj botërore, për shkak të Sunny Hill Festival.
Që në vitin e parë, Sunny Hill Festival ka arritur që të krijojë jehonë dhe publicitet ndërkombëtar në më shumë se 100 media ndërkombëtare, ndërsa këtë vit, për edicionin e dytë të festivalit, Sunny Hill ka krijuar interesim edhe më të madh tek mediat botërore.
Tashmë, është një numër shumë i madh i mediave të huaja kanë kërkuar akreditim dhe prezencë në Sunny Hill Festival. Interesim të madh për të ardhur në festival kanë shprehur gjitha mediat e rajonit, mediat më prestigjioze evropiane si dhe shumë nga mediat amerikane.
Vitin e kaluar, për Sunny Hill kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore, sikurse The New York Times, The Guardian, BBC, AP, AFP, Vogue Magazine, MTV nga shtete të ndryshme, si dhe mediat e mëdha të industrisë së muzikës, sikurse NME, Fader dhe dhjetëra mediume tjera, ndërsa mediat e rajonit e kanë përcjell secilin aktivitet nga afër.
Këtë vit, Sunny Hill ka konfirmuar disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë globale të muzikës, sikurse Miley Cyrus dhe Calvin Harris, Gashi dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm për audiencën shqiptare.
Për edicionin e dytë, interesimi i të rinjëve për pjesëmarrje në Sunny Hill është i jashtëzakonshëm dhe pritet që edhe kësaj radhe festivali të mbledh dhjetëra mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës.