Media turke: A është ‘Shteti Sovran Bektashi’ në Shqipëri një projekt izraelit?

23 shtator 2024 | 21:30

Nisma e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë është analizuar edhe në mediat turke.

Në gazetën Sabah, Melih Altinok pyet: “A është shteti bektashi një projekt i Izraelit?”.

Është ky titulli i shkrimit të tij, i cili i është referuar një analisti për ta pyetur se ç’fshihet pas këtij shteti, shpallur menjëherë pas vizitës historike në Shqipëri të presidentit izraelit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se do të krijojnë një formacion me emrin ‘Shteti Sovran i Bektashinjve’ në kryeqytetin Tiranë, që është pika kryesore e axhendës. Sipas një artikulli në New York Times, Kryeministri Rama dëshiron t’u ofrojë bektashinjve një enklavë si ajo e Vatikanit për të promovuar tolerancën fetare.

Të gjithë filluan të diskutojnë me habi këtë zhvillim, me Euronews që e quajti “aty ku alkooli do të jetë i lirë”, duke pyetur njëherësh se ‘Nga erdhi ky shtet bektashi?’.

Unë e pyeta Osman Atalay, një nga emrat më të njohur në këtë fushë, se çfarë ndikimesh do të kishte një iniciativë të tillë mbi Turqinë.

Përfundimet që nxora nga shpjegimet e detajuara të Atalay-t janë këto:

Shqipëria, me popullsinë e saj muslimane prej tre milionësh, në bregun e Adriatikut dhe fqinjësinë me Greqinë, është një vend strategjik që tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Në vend ka afërsisht 5% popullsi bektashie, mbi të cilët Irani ka pasur disa aktivitete. Megjithatë, bektashinjtë janë më afër SHBA-së.

Ky projekt nuk është një çështje që zgjidhet nga sot për nesër. SHBA dhe Izraeli kanë 30 vjet që ushtrojnë aktivitete ndikimi në Ballkan.

Një djalë i George Soros ka aktivitete të shumta në Shqipëri përmes Fondacionit ‘Open Society’.

Vizita e presidentit të Izraelit në Shqipëri së fundmi nuk duhet injoruar. Herzog u takua gjithashtu me liderin e tarikatit bektashi në Shqipëri, Baba Mondi, i cili ka një histori të dyshimtë, si dhe me numrin dy të KMSH-së.

Në këtë rajon, me një histori 600-vjeçare, nuk duhet të nënvlerësohet ‘operacioni i rrethimit’ të Turqisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropianët, si dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të lejojnë Ukrainën…