Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

23 mars 2025 | 19:30

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nën kryeministrin Keir Starmer raportohet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të vendeve në Ballkan si “nyje kthimi” për të dërguar azilkërkues të refuzuar, sipas ministrave të qeverisë të cituar në një gazetë e njohur britanike.

Plane të tilla, nëse janë të vërteta, janë shumë në përputhje me tendencën midis politikëbërësve në Evropë për të ndjekur skema të tilla “offshore”. Megjithatë, ato qëndrojnë në kontrast të plotë me kundërshtimin e mëparshëm të kryeministrit Starmer për skemën shumë të ngjashme të Ruandës nga qeveria e mëparshme konservatore.

Sipas gazetës Times, partia Laburiste po shqyrton mundësitë për të nënshkruar marrëveshje me vendet në Ballkan për të dërguar atje azilkërkuesit e refuzuar. Kjo ndryshon nga skema e mëparshme e Ruandës për aq sa kjo e fundit përfshinte njerëz (teorikisht) që kërkesat e tyre për azil shqyrtoheshin jashtë vendit, ndërsa e para do të përdoret (në teori) vetëm për personat që tashmë janë refuzuar.

Pavarësisht këtij dallimi, krahasimi është vënë re dhe deklartatat e Keir Starmer që kritikonte më herët planin e mëparshëm kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Megjithatë, një kthesë e tillë e dukshme ndaj idesë së “zhvendosjes” së përgjegjësive të Britanisë për refugjatët nuk është një surprizë e plotë, pasi Starmer ka vlerësuar më parë kryeministren italiane Giorgia Meloni për skemën shumë të ngjashme të Shqipërisë.

Ideja e përgjithshme është shumë në modë në Evropë më gjerësisht, me shtetet individuale anëtare të Bashkimit Evropian që kanë lobuar me sukses në Komisionin Evropian, krahun ekzekutiv të BE-së, për të hapur mundësinë ligjore të ‘nyjeve të kthimit’ ku njerëzit mund të deportohen në vendet nga nuk kanë ardhur, diçka që më parë konsiderohej si anatemë.

Arsyetimi i deklaruar për skema të tilla në përgjithësi ka të bëjë me idenë se as Evropa dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk janë në gjendje të trajtojnë numrin e njerëzve që përpiqen të kalojnë në mënyrë të parregullt në territorin e tyre për të kërkuar azil. Duke pasur parasysh konventat e ndryshme të të drejtave të njeriut, BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë të detyruara, dhe është e vështirë t’i kthesh njerëzit drejtpërsëdrejti në vendet e origjinës së tyre, pasi në shumë raste ata do të përballen me rrezik dhe shpesh vendet nuk do të pranojnë njerëz të kthyer me forcë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti jonë po renditet i 71-ti në botë, sa i…