Mediat britanike: Rëndohet gjendja e kryeministrit Johnson

06 prill 2020 | 13:02

Pas 10 ditësh nga testi kur u konfirmuar pozitiv me Covid-19, kryeministri britanik Boris Johnson vijon të ketë simptoma, madje gjendja e tij paraqitet e rënduar.

Mediat britanike bëjnë me dije se kreu i qeverisë pas shtrimit në spital, është futur në oksigjen për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Sipas “Daily Mail”, prej disa ditësh ai vijon të jetë me temperaturë të lartë, ndërsa ekspertët thonë se ekziston rreziku i pneumonisë kur një temperaturë zgjat më shumë se një javë.

Ndërkaq edhe bashkëshortja e tij, shtatzënë, është konfirmuar pozitive me koronavirus,  por gjendja e saj shëndetësore është më e mire. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është i vendosur për ta rikthyer Paul Pogban në…