Mediat egjiptiane: Vogëlushi nga Shqipëria, drejt lirimit

31 tetor 2019 | 18:17

Në Siri, në bashkëpunim dhe me dijeninë e presidentit shqiptar Ilir Meta dhe të agjencive të sigurisë italiane, ka nisur një operacion humanitar nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane për ta liruar një fëmijë shqiptar (i cili ka lindur në Itali) e i cili, së bashku me familjen e vet, ka udhëtuar për në Siri para disa vjetësh për t’iu bashkuar ISIS-it.

Sipas informacioneve që kanë marrë mediat dhe institucionet qeveritare, përveç djaloshit, në kampet e Sirisë gjenden shumë shqiptarë të tjerë të cilët kanë mbetur të burgosur në pjesët e Sirisë, në kufirin me Turqinë. Sipas mediumit egjiptian “Elfagr.com”, fëmija shqiptar tashmë është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurt në Damask në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe siriane.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencitë e specializuara italiane të kësaj fushe si dhe nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

/Epoka e re/

https://www.elfagr.com/3765790

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara në idenë e…