Mediat holandeze raportojnë për ndarjen e mirënjohjes nga Ambasada e Kosovës në Hagë për Johan Van Schaik

27 tetor 2022 | 15:41

Mediat holandeze raportojnë për ndarjen e mirënjohjes nga Ambasada për J.Ch. Johan Van Schaik, për ruajtjen dhe arkivimin e lajmeve të botuara në mediat holandeze gjatë luftës në Kosovë.

De Nederlandse media berichten over het uitdelen van dank vanuit de Ambassade voor J.Ch. Johan Van Schaik, voor het bewaren en archiveren van nieuws dat tijdens de oorlog in Kosovo in de Nederlandse media is verschenen.

Ditë më parë Ambasada e Kosovës në Hagë ka ndarë mirënjohje për arkivistin e lajmeve për UÇK-në, holandezin Johan Van Schaik

Ambasada e Republikës se Kosovës në Hagë ndau mirënjohje për J.Ch. Johan Van Schaik, për ruajtjen dhe arkivimin e lajmeve të botuara në mediat holandeze gjatë luftës në Kosovë.

Në emër të Ambasadës, Yllka Geci, Sekretare e Parë dhe Ardita Halilaj, Sekretare e Tretë, e kanë falënderuan J.Ch. Johan Van Schaik për kontributin e tij.

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “facebook”, Yllka Geci.

Kisha nderin t’i drejtohem më disa fjalë si dëshmitare të asaj kohë z. Johan Van Schaik:

I nderuar Johan Van Schaik në ju nderojmë dhe vlerësojmë për mbështetjen tuaj për vendin dhe popullin tonë në një kohë vuajtjesh dhe përpjekjesh për mbijetesë.

Në jemi dëshmitar të gjallë të asaj që ndodhi dhe e di se në atë kohë ne shpresonim se diku në botë ka njerëz që lutem për ne dhe ndërmjetësojnë për ne.

Gjatë luftës ne nuk dinim se çfarë ishte shkruar apo çfarë bëhej për të na shpëtuar. Në ishim të vendosur të luftonim për një jetë të lirë, por lajmi për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ishte shkëndija më e fortë e lirisë.

Pas luftës ne u përballëm jo vetëm me humbjen e jetëve njerëzore, por edhe me shkatërrimin barbar të të gjitha mjeteve të jetesës.

Tani, 23 vite më vonë, Ju na keni bërë një dhuratë të madhe me botimet e dikurshme, të botuara në një vend të quajtur Holandë. Për ne ato nuk kanë vetëm vlerë njerëzore. Për ne, zotërimi i këtyre shkronjave në origjinal është një vlerë historike.

Në do t’i ruajmë dhe do t’ua prezantojmë brezave të ardhshëm për të treguar se solidariteti, toleranca dhe mbështetja mes popujve është arma më e fuqishme për një të ardhme të lirë, demokratike dhe paqësore të këtij kontinenti dhe të gjithë botës.

Faleminderit shumë dhe mund të këtë bota më shumë njerëz si ju.

Ambasada e Kosovës në Hagë ndanë mirënjohje për arkivistin e lajmeve për UÇK-në, holandezin Johan Van Schaik

https://www.hetkontakt.nl/krimpenerwaard/326561/lekkerkerker-johan-van-schaik-gehuldigd-door-ambassade-kosovo?fbclid=IwAR2u4Zn3nnWC2GrGPK7GWMrsssddgNDdmInJN8s6SCIdXcdGU7fDNKWnIzE

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani do të luajë sonte në ndeshjen ndaj Slavia Pragë,…