![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/droge.jpg)
Mediat malazeze: Arrestohet në Mal të Zi ish-sekretari i MTI-së, iu gjetën afro 50 kilogramë marihuanë
Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci është arrestuar të martën në Malin e Zi.
Ai është arrestuar nën dyshimin se po transportonte marihuanë.
Sipas raportimit të gazetës “Vijesti”, policët dhe doganierët malazezë kanë sekuestruar pothuajse 50 kilogramë marihuanë në terminalin e pikës kufitare Debeli Brijeg.
“Policët, së bashku me anëtarë të Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, në orët e hershme të mëngjesit kanë gjetur shtatë pako me përmbajtje të lëndës narkotike marihuanë”, është thënë në njoftimin e policisë malazeze.
Në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 kanë parandaluar, siç ka thënë ata, kontrabandën e lëndës bimore që dyshohet se është droga narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë.
“B.R është privuar nga liria për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, është thënë në në njoftimin e policisë malazeze.