Mediat ndërkombëtare shkruajnë për sukseset e Esat Likës dhe ‘Lika Group AG’

11 prill 2023 | 15:55

Projekti për ndërtimin e një hoteli spa në Sevelen të Zvicrës, nga kompania e ndërtimit “Lika Group AG” me seli në Rotkreuz dhe me pronar Esat Likën, ka zgjuar kureshtjen e mediave ndërkombëtare.

Në mesin e tyre që i kanë dedikuar shkrime projektit të kësaj kompanie është edhe Vaterland.li me seli në Lihtenshtajn.

Bëhet e ditur se thirrja për t’i prezantuar idetë për projektin në fjalë do të zgjasë deri në fund të prillit.

“Planet e para për një hotel parku me karakter spa në lagjen “Bad Rans” në Sevelen u bënë në vitin 2007”.

Më tutje, ky medium shkruan se kontraktori i përgjithshëm “Lika Group AG”, me seli në Rotkreuz në kantonin e Zug, do të donte të ndërtonte një klinikë rehabilitimi së bashku me hotelin.

Këto informata i bëri të ditura për Vaterland.li edhe Jörg Röthlisberger, CEO i GLT Communications AG dhe zëdhënës i “Lika Group AG”.

Kur u pyet se cili duhet të jetë grupi i synuar për klinikën, Röthlisberger u përgjigj: “Nevoja për qendra rehabilitimi është e madhe, edhe në një zonë gjeografike më të ngushtë si Zvicra lindore dhe juglindore”. Kjo tregon kërkesën e madhe dhe disponueshmërisë e kufizuar sot. Përveç kësaj, është zhvillimi demografik: “Deri në vitin 2050, çdo i treti shtetas zviceran duhet të jetë mbi 60 vjeç”.

Në projekt është paraparë të ndërtohet një klinikë rehabilituese së bashku me hotel si dhe në plan janë ndërtesat e banimit në një pjesë të zonës.

Mediumi në fjalë shkruan se peizazhit të ndjeshëm duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë gjatë realizimit të krejt projektit.

Në përgjigje të një kërkese të fundit “Liewo”, Röthlisberger informoi se afati i paraqitjes për pjesën e parë të thirrjes përfundon më 25 prill 2023.

Nga kjo datë, idetë e paraqitura do të kontrollohen dhe vlerësohen. “Si rezultat do të ketë një përqendrim në dy ose tre projekte. Këto do të ndiqen, rafinohen dhe përgatiten për një pjesë të dytë të konkursit,” vazhdon Röthlisberger.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës,…