Mediat në Venezuelë: Kosova mbështet ShBA-të, denoncon dhunën nga regjimi i Maduros
Venezuela gjendët në situatë eskaluese, për shkaka të përplasjes së taboreve politike të vendit dhe reagimit qytetarë me anë të protesave të dhunshme.
Madje vendi po shkon drejt izolimit, pas mbylljes së kufirit me Brazilin dhe atë me Kolumbinë.
Gjatë ditës së shtunë një kamionit i është vënë flaka përderisa po tentonin të dërgonin ndihma humanitare në Venezuelë nga Kolumbia.
Ndërsa mediat në Venezuelë kanë raportuar sot se si Kosova vazhdon t’i japë mbështetje ShBA-së, në këtë rast Venezuelës.
Duke i’u referuar një postimi të ministrit të Punëvë të Jashtme Bexhet Pacollit, thuhet se” Kosova po qëndron me popullin e Venezuelës, të cilët po e kanë të pamundur edhe marrjen e ndihmave humanitare”. “Në vazhdojmë të jemi me Venezuelën derisa luftojnë për të marrë ndihmën ndërkombëtare humanitare. Ne denoncojmë përdorimin e dhunës nga regjimi i Maduros. Kosova vazhdon të jetë me presidentin Juan Guaido, me partnerët dhe njerëzit e Venezuelës”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Tweeter”.