Mediat prestigjioze ndërkombëtare raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

09 shkurt 2025 | 15:30

Mediat e njohura ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

“Associated Press” vë në theks se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur, duke përmendur edhe pakësimin e ndihmës së huaj, vendim ky i presidentit amerikan, Donald Trump.

Edhe “Reuters”  ka theksuar se Kosova është në tension me Serbinë.

“Vendvotimet u hapën në Kosovë të dielën pas një fushate zgjedhore luftarake në të cilën kandidatët e opozitës u përleshën me kryeministrin Albin Kurti për ekonominë, korrupsionin dhe marrëdhëniet me armikun e vjetër të vendit dhe fqinjin Serbinë”, është thënë në shkrimin e “Reuters”

Por, marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë ditë të zgjedhjeve, nuk i lanë pa i përmendur as “The Guardian”, e as “France 24”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i sulmit ka ndodhur në Viti, ku viktimë…