Mediat ruse: Konfirmohen emrat e 49,281 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë
Hulumtimi nga media e pavarur ruse Mediazona dhe BBC Rusia konfirmoi emrat e 49,281 ushtarëve të forcave të Moskës të vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
Që nga përditësimi i fundit në mes të marsit, emrat e 1580 ushtarëve rusë janë shtuar në listën e viktimave. Mediazona dhe BBC Russia theksojnë se shifrat reale janë ndoshta dukshëm më të larta pasi informacioni i verifikuar deri më tani vjen nga burime publike duke përfshirë nekrologji, mesazhe nga të afërmit, lajme në mediat rajonale dhe raporte nga autoritetet lokale.
Ndërkaq, ushtria e Ukrainës bëri të ditur se shtatë dronë luftarakë rusë u shkatërruan sonte në rajonet ukrainase të Dnipropetrovsk, Odessa dhe Kherson.
“Armiku sërish synoi infrastrukturën energjetike. Puna luftarake e forcave të mbrojtjes ajrore zgjati më shumë se tre orë. Dronët Shahed-131/136 manovruan në disa zona”, thuhet në një deklaratë në Telegram. “Asnjë dëm kritik apo viktima nuk u raportua,” specifikon ai.