Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të Pacollit për frikë nga aktet terroriste

01 maj 2020 | 01:01

Pas aterimit nga Tirana në aeroportin ‘Adem Jashari’, kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacolli, para mediave ka thënë se u frikësua të ateronte në Prishtinë dhe u detyrua të ndalej në Tiranë për shkak se frikësohej nga një akt terrorist, e i menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe të cilat e kanë bërë lajm kryesor, deklaratën e ish-kryediplomatit e deputetit Pacolli.

Mediumi B92 e ka bërë titull deklaratën e Pacollit.

“Isha i frikësuar se shteti do të kryente një akt terrorist”, thuhet në titullin që në një formë e pranon edhe shtetin e Ksoovës, gjë që rrallë ndodh në mediet serbe.

Mediumi serb tregon edhe narativën që i parapriu dramës me aterimin e Pacollit si dhe citon deklaratat e tij që ai dëshiron të trajtohet si qytetar i barabart në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mitrovicë të Jugut është shënuar rasti i parë me…