Mediat serbe kërkojnë dënimin e Dakut për shkak të tatuazhit
11 shtator 2023
| 11:46
Mediat serbe nuk janë ndarë të kënaqur me mënyrën e festimit të golit nga sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku.
Sulmuesi gjilanas shënoi mbrëmë ndaj Polonisë duka ia dhuruar një fitore shumë të rëndësishme Shqipërisë, në shpinën e Dakut shihej tatuazhi, që është guri i thyer në kufirin Kosovë-Shqipëri dhe “Katana 138”, që i kushtohet komandantit Agim Ramadani dhe Brigadës së tij.
E lidhur me këtë, mediat në Serbi kanë kërkuar dënimin e Dakut. Teksa vendosi të festonte duke hequr fanellën.
Gazeta më e madhe kroate ka publikuar edhe disa reagime të serbëve të cilët duket se ende frikësohen nga hija e “Katanës”.
Përndryshe, Daku pas përfundimit të lojës theksoi se këtë gol ia dedikon të gjithë dëshmorëve të Kosovës që dhanë jetën për atdhe.