![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/zgjedhjet-ne-serbi-730x440-1.jpg)
Mediat serbe: Pas Kosovës edhe britanikët nuk lejojnë zgjedhjet serbe të 3 prillit?
28 mars 2022
| 17:27
Sipas “B92”, e cila Kosovës i referohet me një emërtim të çuditshëm dhe racist “e ashtuquajtura Kosovë”, votimin e serbëve në zgjedhjet e 3 prillit, përpos autoriteteve kosovare, nuk do ta lejojë edhe Londra.
Sipas këtij mediumi që thirret në informacione jozyrtare, votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale nuk do të zhvillohet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, për shkak se autoritetet atje nuk i dhanë vizë kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë, i cili duhej të udhëtonte drejt Londrës për t’i çuar materialet zgjedhore në ambasadën serbe.