Mediat serbe: Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë

09 shtator 2020 | 08:56

Yll dhe Ylber Bajraktari janë dy shqiptaro-amerikanët që shkuan si refugjatë lufte nga Kosova në ShBA dhe shënuan ngritje të jashtëzakonshme në karrierë, duke u futur në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentin e Mbrojtjes.

Ndihma e tyre për Republikën e Kosovës është vënë në theks edhe nga mediat beogradase, transmeton “Indeksonline”

Në ballinat e sotme, njëra prej tyre ka shkruar një shkrim të titulluar me “Trampovi siptari udaraju na srbiju” (Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë). Sipas tyre, dy vëllezër kanë dhënë ndihmë të veçantë për presidentin Donald Trump rreth çështjeve në Ballkan.

“Vëllezërit nga Kosova Ylber dhe Yll Bajraktari janë të emëruar në pozitat udhëheqëse të Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, përmes të cilave ata ndikojnë në ngjarjet në Ballkan”, thuhet në këtë shkrim.

 

Trump kërkon shkarkimin e Ylli Bajraktarit, dyshon se rrodhi në publik biseda sekrete

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit u kurorëzuan…