Mediat shqiptare: Mirlind Daku merr ftesë nga Shqipëria
30 gusht 2023
| 14:19
Lista për ndeshjet e shtatorit duket se do të ketë disa risi për Shqipërinë.
Një prej tyre është edhe Mirlind Daku. Sulmuesi i Rubin Kazan është pjesë e projektit të Silvinjos te Shqipëria.
Trajneri i Kombëtares i ka dërguar ftesë lojtarit për ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Polonisë, raporton SportEkspres.
Daku javë më parë është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.