Mediat sllovene jehonë transferimit të trajnerit të tyre në Kosovë

22 mars 2021 | 16:49

Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Kosovës ka marrë në stafin teknik trajnerin slloven, Primoz Gliha.

Ai vjen nga radhët e kombëtares së Sllovenisë U21, teksa do të ketë rolin e ndihmësit të trajnerit tek 21-vjeçarët e Kosovës.

53-vjeçari ka qenë për 5 vite në krye të të rinjve të Sllovenisë duke arritur të marrë rezultate mjaft të mira.

Ky lajm ka bërë bujë në mediat sllovene që e kanë cilësuar si një hap pozitiv afrimin e sllovenit pranë Përfaqësueses  U21 të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka fituar bindshëm derbin e javës së 14-të të…