Mediat spanjolle dhe britanike vlerësojnë Shqipërinë
“Outlook Traveller”: Shqipëria, një parajsë e kulinarisë, mesatarisht një vakt për person shkon 6 Euro
Shqipëria këtë vit shënoi rekorde në turizëm, falë interesit të shtuar të turistëve të huaj, por edhe vëmendjes që mediat ndërkombëtare dhanë përmes shkrimeve promovuese.
Ato që ofron Shqipëria nuk u lanë pa përmendur as nga mediat spanjolle, vend ky i konsoliduar në fushën e turizmit. E përditshmja ‘Por konoser’ i ka kushtuar një artikull vendeve më të mira të Shqipërisë për pushime.
Në shkrim përmenden jo vetëm bregdeti, por edhe peisazhet malore që vetë gazetari Juan Luis i cilëson si mahnitëse.
5 janë destinacionet që sugjerohen për pushuesit në artikull janë Saranda, Berati, Shkodra, Ksamili dhe Ohri.
Saranda përshkruhet si vend i përsosur për pushime bregdetare, Ksamili si destinacioni më i famshëm i plazheve shqiptare, Berati sugjerohet për arkitekturën, Lugina e Shkodrës për adhuruesit e ecjes dhe turizmit rural, ndërsa liqeni i Ohrit një nga më të vjetrit dhe të thellët në Europë si ideal për shëtitje apo sportet ujore.
Por veç sanjollëve,edhe mediat britanike kanë bërë sugjerimet e tyre për udhëtimet në Shqipëri. Por këtë herë mediumi “Oulook Traveller” veç disa vende që sugjeron për të vizituar, siç janë plazhet e bukura të Dhërmiut dhe Ksamilit, ata japin dhe disa këshilla të vlefshme për udhëtimin në Shqipëri. Duke nisur nga paratë kesh, që është më mirë ti kesh përherë me vete, se jo të gjitha subjektet tregëtare mund të pranojnë pagesat më kartë. Po ashtu sugjerohet të udhëtohet me makina me qera, sepse jo në të gjitha vendet ofrohet transport alternative, si dhe të drejtohet mjeti me kujdes, se në rrugë mund të hasësh të papritura. Një eksperiencë që nuk duhet humbur në Shqipëri është edhe vizita në bunkierët e shumta pasi gjatë komunizmit janë ndërtuar mbi 750 mijë të tillë.
Ndër të tjera media britanike e konsideron Shqipërinë një parajsë e ushqimit. Në Shqipëri, gatimet më të mira janë jo vetëm të shijshme, por edhe buxhetore. Vizitorët këshillohen të provojnë sa më shumë pjata gjatë qëndrimit të tyre. Shqipëria konsiderohet një destinacion i përballueshëm, veçanërisht për sa i përket akomodimit dhe ngrënies.
Një vakt në një restorant mesatar kushton afërsisht 6 Euro për person, dhe një natë në një dhomë me tuale private kushton mesatarisht rreth 15 Euro për person. Sigurisht, çmimet mund të ndryshojnë, sipas mundësive të ndryshme buxhetore.