Mediat spanjolle: Messi tradhtoi gruan e tij me një gazetare të sportit, po divorcohet pas 15 vitesh martesë?

25 nëntor 2023 | 18:49

Mediat spanjolle kanë shokuar opinionin me pretendimin se Lionel Messi e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me gazetaren Sofija Martinez, e cila ndjek nga afër Kombëtaren Argjentinase.

Zërat për një aferë të mundshme filluan pas ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë më pak se një muaj më parë.

Në një video që u bë virale, Messi është parë duke kthyer kokën ndërkohë që një grua përpiqet ta puthë, shkruan Klix.ba.

Gazetat spanjolle “Telecinco” dhe “ABC en 20 minutos” kanë bërë publike këtë lajm dhe pretendojnë se Messi është në prag të divorcit pas 15 vjetësh martesë.

Martinez është gazetare që ka shumë vite që përcjell Kombëtaren e Argjentinës, dhe në profilin e saj në Instagram ka shumë fotografi me Messin dhe postime që i janë dedikuar atij.

Vëmendje ka tërhequr edhe fakti që Antonela, bashkë me fëmijët, nuk u paraqit në skenë për të festuar fitoren e Topit të Artë nga Leo.

Messi dhe gazetarja ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, prandaj mbetet të shihet se sa e vërtetë do të rezultojë pretendimi i mediave spanjolle.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të 150 vjetorit të lindjes e 90 vjetorit…