Mediat spanjolle në kolaps pas Covid-19, thirrje qeverisë: Nëse nuk na ndihmoni, një tragjedi për demokracinë
25 mars 2020
| 11:53
Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë europian më i prekur nga koronavirusi. Në vend janë shënuar deri më tani 2,991 viktima dhe 42,058 të infektuar.
Por kriza që ka përfshirë sektorin shëndetësor, nuk është e vetmja. Mediat atje ndjehen të kërcënuara dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë.
Organizatat e botuesve dhe shtypi spanjoll deklarojnë se pas koronavirusit reklamat kanë rënë në mënyrë drastike.
“Po kërcënohet ekzistenca jonë. Nëse s’ndihmohemi do të ndodhë një tragjedi për demokracinë. Janë anuluar 80% e reklamave”,– tha presidenti i shoqatës së mediave informative, Antonio Fernandez Galiano.
Nëse vazhdohet kështu, thotë ai, atëherë mbyllja do të jetë e pa evitueshme dhe informacioni do të dëmtohet rëndë.