Mediat turke: Rashica nënshkruan me Besiktasin

15 gusht 2023 | 20:39

Milot Rashica me sa duket do ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi, por jo te Galatasaray.

Sipas mediave turke, është gjiganti tjetër turk, Besiktas që ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit kosovar.

Sipas raportimeve, Besiktas do të paguajë 5 milionë euro te Norwich për shërbimet e Rashicës.

Rashica sezonin e kaluar ishte i huazuar te Galatasaray, ku pati sezon fantastik duke e fituar edhe titullin e kampionit në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsideron se Qeveria Kurti nuk…