Mediat zvicerane/ Ragip Xhaka mban numrin e fatit të djemve të tij, Granitit dhe Taulantit
Ragip Xhaka është kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Kosovë me 9 shkurt 2025. Babai i Granitit dhe Taulant Xhakës ka vendosur të renditet në vendin e 34-të të listës, për shkak të familjes së tij, respektivisht të djemve të tij të cilët kur të luajnë për skuadrat e tyre si Taulanti në Basel dhe Graniti në Leverkusen mbajnë numrin 34, një numër që i ka sjelle fat kësaj familjeje. Këtë numër sipas mediumit zviceran që i sjellë fat familjes Xhaka e bazojnë për faktin se të dy adoleshentët e asaj kohe kur ishin të ri udhëtonin me autobusin 34 për të arritur në kampin e të rinjve të FCB-së dhe nga aty tashmë janë bërë të famshëm.
Sipas mediumit zviceran 20min.ch, PDK-ja është partia e dytë më e madhe në Kosovë dhe edhe futbollisti Granit Xhaka është duke e mbështetë fushatën e kësaj partie duke synuar t’i sigurojë kryeministrit Bedri Hamza, fitoren në këto zgjedhje.
Partia Demokratike e Kosovës është partia e dytë më e madhe në Kosovë dhe në zgjedhjet e kaluara që janë mbajtur në shkurt të vitit 2021 kishte fituar gjithsej 19 ulëse nga 120 ulëse të mundshme, me një përqindje prej 17 për qind të votuesve. Mediumi zviceran i ka kushtuar vëmendje të madhe edhe një video të bërë nga kandidati për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza me kapitenin Granit Xhaka në një takim të tyre në Gjermani.
“PDK-ja klasifikohet si parti e qendrës së djathtë në spektrin politik dhe dëshiron t’i sigurojë kryeministrit Bedri Hamzën. Për të arritur këtë qëllim, politikani ka realizuar një video me Granit Xhakën”, kanë shkruar ndër tjera mediat zvicerane.
https://www.20min.ch/story/xhaka-familie-ragip-xhaka-kandidiert-fuer-die-parlamentswahl-103237261