Mediet bjelloruse: Bërnabiqi takohet me Thaçin në margjinat e konferencës në Minsk
31 tetor 2018
| 15:21
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, që po mbahet në Minsk.
Kështu ka njoftuar agjencia bjelloruse e lajmeve “Belta”. Sipas kësaj agjencie, shefja e ekzekutivit serb u ka thënë gazetarëve se ata diskutuan për rrjedhën e dialogut Beograd-Prishtinë. Me këtë rast, Bërnabiqi ka shprehur shpresën se të dyja palët do të arrijnë një zgjidhje kompromisi, duke çuar në një stabilitet më të madh për rajon. /klankosova.tv/.