Mediet britanike habiten me fiksimin e Xhakës pas markave luksoze

29 mars 2018 | 14:01

Granit Xhaka kritikohet shpesh për paraqitjet që bën në fushën e lojës me Arsenalin.

Mediet angleze kanë lënë të hije diskutimin e paraqitjeve të tij në fushë dhe tani kanë filluar të merren me paraqitjet jashtë saj. Më saktë, me pamjen e jashtme dhe veshjen e tij.

Graniti ka rënë në sy për shkak të veshjeve të shtrenjta që përdor. Ai poston shpesh foto me veshje të markave më të shtrenjta dhe është parë shpesh të bëjë shoping në Londër. Britanikja “The Sun” ka bërë një kërkim të vogël për të parë çmimet e veshjeve që ai përdor dhe shumat janë të majme.

Xhaketa ‘Versace’ e mesfushorit arrin vlerën e 350 paund, ndërsa një palë atlete ‘Gucci’ kushtojnë 410 paund. Një xhaketë e markës ‘Diesel’ është 290 paund. Ai vesh xhup lëkure rreth 575 paund ndërsa atletet Louboutin” kushtojnë 625 paund. Gjithashtu nuk kanë harruar pa përmendur edhe çantën ‘Gucci’ të bashkëshortes, e cila kap shifrën e 1490 paund.

Gjithsesi, në artikull shkruhet se këto shuma nuk janë aspak problem për mesfushorin, pasi kontrata e tij me Arsenalin i mundëson fitime të shumta.

granit xhaka

kh-composite-granit-xhaka

rb-composite-fashion-football

rb-composite-new-items

kh-composite-dressing-room

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga pritet të jetë e ardhmja e futbollistit shqiptar,…