Mediet greke lavdërojnë Mavrajn

27 shtator 2018 | 19:07

Impakti që pati debutimi i Mërgim Mavrajt, në derbin e Selanikut ndaj PAOK-ut, ka qenë i paimagjinueshëm në ligën greke.

Tekniku i Arisit e filloi ndryshe 11-shen e tij në ndeshjen në mes të PAOK-ut dhe Arisit, e cila përfundoi në paqe 1-1. Ndryshimi ishte mbrojtësi qendror. Më shumë sesa moslejimi i PAOK-ut që ta fitonte këtë sfidë, gazetarëve grekë u ka bërë përshtypje futbollisti shqiptar.

Elementi i ri në formacion ka bërë që të gjithë të shkruajnë për të, veçanërisht kanë vlerësuar maturinë dhe korrektësinë në lojën e tij. “Gazzetta.gr” i ka kushtuar një shkrim të plotë me titull: “Nga tradhtar në hero”, duke treguar historinë e 32-vjeçarit se si refuzoi pritjen për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar gjerman dhe zgjodhi ekipin kuq e zi. Është përmendur edhe lidhja e tij e ngushtë me fenë, madje kanë veçuar kërkesën e Mërgimit për të mos mbajtur reklamën e birrës “Peja” në bluzë.

Një tjetër gazetë shkruan “më i miri për në fund”, një futbollist “top-klasë” dhe me një karakter të veçantë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka premtuar mbështetje për kryetarin…